Blue Flower

Marrëdhënia mes Lupçes dhe Katerinës ka pasur ulje e ngritje, por në javët e fundit ka ardhur gjithnjë duke u forcuar.

Por teksa Lupçes nuk i rrihet pa komentuar marrëdhënien e Danjelit me Fotininë ne big brother live, por edhe marrëdhënien që ata kanë me banorët e tjerë, Katerina e këshillon që të mos merret me të.

Sipas saj, Danjeli dhe Fotinia po bëjnë çdo gjë për t’u dukur, “hapi rrugë, se do jesh më i fituar”, i sugjeron Fiorentina, Lupçes. 

Edhe 4 ditë kanë mbetur nga finalja e madhe e këtij edicioni të Big Brother dhe banorët po e ndjejnë fundin dhe flasin shpesh për atë çfarë ka ndodhur brenda atyre “katër mureve”.

Më sentimental për shtëpinë duket se është Danjeli, i cili brenda saj gjet edhe dashurinë e jetës dhe bashkëshorten e tij, Fotininë.

Teksa bisedon me këtë të fundit, ai shpreh dëshirën për t’u rikthyer pas disa muajsh për të parë vendin ku gjeti edhe dashurinë e tij.

Kushedi sa herë do e tregoj se si u njoha me Fotininë. Do më marrë malli për shtëpinë. Të gjitha kujtimet ne këtu i kemi. Pas 3-4 muajsh do vijmë prapë këtu. I love this show (e dua këtë spektakël)”, shprehet Danjeli.